Parlamenti i Shri Lankës e ka zgjatur gjendjen e jashtëzakonshme të shpallur nga presidenti Ranil Wickremesinghe, derisa qeveria e tij akuzon protestuesit për dhunë.
Kjo situatë u vazhdua me 120 vota pro dhe 63 kundër, nga 225 anëtarë të parlamentit sa ishin të pranishëm, deputetët tjerë abstenuan.
Vendimi për zgjatjen e gjendje së jashtëzakonshme , i fuqizon trupat ushtarak për të arrestuar dhe mbajtur të dyshuarit për periudha më të gjata në burg.
Gjendja e jashtëzakonshme kishte për të përfunduar të mërkurën nëse nuk do të ishte ratifikuar nga parlamenti, shkruan Al Jazeera, transmeton KlanKosova.tv.