Në Hagë ka nisur gjykimi ndaj ish-krerëve të Organizatës së Veteranëve të Luftës së UÇK-së, Hysni Gucati e Nasim Haradinaj.
Në seancë janë të pranishëm Hysni Gucati dhe Nasim Haradinaj, të cilët po përcjellin për së afërmi seancën e gjykimit ndaj tyre.
Zenka Pumper është dëshmitarja e parë e Zyrës së Prokuronit të Specializuar dhe është dëgjuar të premten për ditën e katërt me radhë. Dëshmia e saj nuk ka përfunduar dhe ajo do të vazhdoj sot.
Me të nisur seanca, avokati i Gucatit, Jonathan Ellison Rees kërkoj që të kalohet në seancë private.
Ish-krerët e OVL-UÇK, Hysni Gucati e Nasim Haradinaj akuzohen për vepra penale kundër administrimit të drejtësisë, konkretisht për pengim të personave zyrtarë në kryerjen e detyrave zyrtare, frikësim të dëshmitarëve, hakmarrje dhe shkelje të fshehtësisë së procedurës. KËTU mund ta ndiqni live seancën gjyqësore.