Minatorët e Trepçës janë duke e vazhduar ditën e shtatë të grevës së urisë. E gjatë këtyre ditëve dhjetëra grevistë kanë pasur nevojë për trajtim mjekësor.
Kërkesa të minatorëve janë që pagat t’u dalin me kohë, të ketë përmirësim të kushteve të punës, sigurime shëndetësore dhe shkarkim të menaxhmentit.
Këtë grevë e kanë përkrahur edhe Punëtorët e Bashkuar të Minierave të Amerikës kanë mbështetur grevën e minatorëve të Trepçës.
“Punëtorët e Bashkuar të Minierave të Amerikës (UMWA) u formuan në vitin 1890 për të luftuar për sigurinë, pagat e drejta dhe dinjitetin e minatorëve – burrave dhe grave që punojnë në një nga profesionet më të rrezikshme në botë për të fuqizuar kombin e tyre dhe për të siguruar materialet jetike të nevojshme për infrastrukturën”, thuhet në letrën e tyre.
Sipas tyre, për 133 vitet e fundit ata kanë mbrojtur të drejtat e minatorëve në Shtetet e Bashkuara dhe Kanada.
“UMWA me krenari përkrah 710 vëllezërit dhe motrat tona kosovare të Minatorëve të Sindikatës së Pavarur të TREPÇES-it të cilët janë në grevë urie në TREPÇE KOSOVË që nga 24 tetori 2023”, thuhet në letër.