“Kina do të vazhdojë të forcojë bashkëpunimin strategjik me Rusinë dhe të mbrojë interesat e përbashkëta të dy vendeve pavarësisht nga ndryshimet në situatën ndërkombëtare”, tha sot zëvendësministri i Jashtëm kinez Le Yucheng.
Në takimin me ambasadorin rus në Pekin, Andrei Denisov, ai shprehu gatishmërinë e palës kineze për të promovuar ndërtimin e një lloji të ri të marrëdhënieve ndërkombëtare së bashku me Rusinë dhe, siç tha ai, “komunitetet e fatit të vetëm të njerëzimit”./FolDrejt/