Bota i ka sytë në Ukrainë që prej 24 shkurtit kur ushtria e Putinit nisi një sulm pushtues kundër vendit që synon aderimin në NATO dhe BE dhe shkëputjen nga sfera ruse e influencës.
Rusët kishini si objektiv të tyrin marrjen e Kievit dhe ndryshimin e pushtetit atje brenda pak ditësh, por gjërat nuk shkuan aspak siç kishin planifikuar, ndërkohë që pak javë më pas, rusët u detyruan që të tërhiqeshin.
Pas kësaj, rusët u pozicionuan në lindje dhe jug të Ukrainës duke mbajtur kontroll në Luhansk, një pjesë të Kharkivit, Donjeck, Kherson dhe një pjesë të Mikolaivit. Me kundërofensivën e fillimit të shtatorit, ukrainasit kanë çliruar të gjitha Kharkivin duke rimarrë më shumë se 12 mijë kilometra katrorë territor.
Ukrainasit vijojnë të avancojnë duke u futur tashmë edhe në rajonin e Luhanskut, i cili prej muajsh mbahej nën kontrollin e rusëve. Momentalisht ka raportime për luftime në Lynchiansk.
Luhansku dhe Donjecku konsiderohen si pozicione strategjike nga rusët. Madje, të dyja kanë shpallur pavarësinë nga Ukraina vetëm dy ditë para nisjes së sulmit rus.
Futja e ukrainasve në këtë rajon është një humbje e madhe për rusët pasi kompromenton planet e tyre për mbajtjen e dy zonave nën kontroll si edhe hap rrugën për kundërofensivën ukrainase në jug. /abcnews.al