Rusia vazhdon të lëshojë pasaporta për qytetarët që duan të bëhen shtetas rusë në rajonet që ajo kontrollon gjatë luftës me Ukrainën.
Me nënshkrimin e dekretit që lehtëson dhënien e shtetësisë ruse për të gjithë ukrainasit nga presidenti rus, Vladimir Putin, pasaportat u lëshohen atyre që aplikojnë për shtetësi ruse në rajonet e sekuestruara të Ukrainës, shkruan AA, transmeton Fol Drejt.
Pasaportat ruse filluan të shpërndahen më 11 qershor në qytetet ukrainase Melitopol dhe Kherson.
Sipas lajmeve të mediave ruse, më shumë se 70 mijë ukrainas në rajonin e Zaporozhzhias kanë aplikuar për shtetësi ruse.
Me vendimin që nënshkroi në vitin 2019, Putin lehtësoi marrjen e nënshtetësisë ruse për ata që jetojnë në rajonet Donetsk dhe Luhansk të Ukrainës. Më 25 maj u përfshinë edhe ata që jetojnë në rajonet Kherson dhe Zaporozhzhia të Ukrainës.
Putin nënshkroi dekretin më 11 korrik për të lehtësuar marrjen e shtetësisë ruse në të gjitha rajonet e Ukrainës./FolDrejt/