Fol Drejt
E martë, 13 Maj, 2025
Kontakt
  • LAJME
    • All
    • BOTA
    • DIASPORË
    • KOSOVË
    • MAQEDONIA VERIORE
    • RAJON
    • SHQIPËRI

    BE duhet ta ketë zgjerimin si prioritet kryesor, thotë ministrja austriake, duke përmendur edhe Kosovën

    Myftiu Tërnava me mesazh urimi për Fitër Bajram: Te populli ynë kjo festë në vazhdimësi ka pasur një rëndësi dhe vlerë të posaçme

    Dr. Shefqet Krasniqi mban iftar dhe promovon librin e ri, mbi 520 të ftuar

    NËNA NË LUFTË PËRKRAH BIJËVE TË SAJ

    Agjenda e zhbërjes së identitetit gjinor brenda shoqërisë dhe përpjekja për realizim të shpejtë të eugjenisë-të propaganduar si trans’humanizëm.

    (VIDEO) Analistët: Pas idesë së shtetit bektashian mund të qëndrojë ndonjë fuqi botërore

    Hoxhë Justinian Topulli: Mini Vatikani i bektashizmit gjoja po promovon islamin tolerant!

    Sabaudin Jashari: Pragmatizëm, kryeministri Rama – “Shteti Bektashian Vatikanian” apo let me guess…

    Reagim ndaj Adriatik Kelmendit

  • FAQJA E ZEZË
  • EKONOMI
    • All
    • BUJQËSI
    • ENERGJETIKA
    • FINANCA

    Odat e veterinerëve të Shqipërisë, Kosovës dhe Maqedonisë së Veriut firmosin marrëveshjen e bashkëpunimit

    Ministri Faton Peci mori pjesë në takimin e ministrave të Evropës Juglindore në Bosnje e Hercegovinë

    Ministrja Rizvanolli në takime me biznese të energjisë në Paris dhe Berlin: Kompanitë të investojnë në Kosovë

    MBPZhR-ja hap thirrjet për aplikim për grante në bujqësi

    Mbahet takimi i gjashtë i Komisionit Ekzekutiv për zhvillimin e sistemit të Arsimit dhe Aftësimit Profesional

    Ministri Faton Peci do të takohet me zyrtarë të lartë shtetëror të Iowas

    Nesër hapet edicioni i 23 i panairit AGROKOS

    MF hap ankandin e nëntë të letrave me vlerë

    Kosova forcon bashkëpunimin ekonomik dhe tregtar me Emiratet e Bashkuara Arabe

  • INTERVISTA
  • TEMA E DITËS
    • HULUMTIME
  • OP/ED
  • KULTURË
    • All
    • ARTE TË TJERA
    • FILM
    • HISTORI
    • LETËR
    • SKENË

    “Bashkëpunimi”, poezi nga Burhan Fili

    Mos u rrek mbas fjalëve të atij që Zotin nuk e njeh

    “Babë, Nanë”, poezi nga Burhan Fili

    Çamëria amanet i të gjithëve

    “Gjaja ma e çmuar”, poezi nga Burhan Fili

    “Llastimi i Hoxhës”, poezi nga Burhan Fili

    100 TË HËNA SOCIOLOGJIKE

    Donika Dabishevci vjen me një libër të ri poetik kushtuar fatit të njeriut në luftë

    Veçantitë e Bibliotekës “Ernest Koliqi”

  • SPORT
    • All
    • Sporti Ndërkombëtar
    • Sporti Vendor

    Mallorca luan kundër Valencias, mungon Muriqi – pse?

    Camavinga flet për mundësinë që Mbappe të transferohet në Real: Dëshironi të dini të vërtetën?

    Raporton Romano, 19-vjeçari brazilian pjesë e Manchester City-t nga sezoni i ardhshëm

    Luiza Gega kampione e Ballkanit në 1500 dhe 3000 metra në garat e mbajtura në Stamboll të Turqisë

    FIFA: Nuk po planifikojmë të fusim kartonin blu në nivelin më të lartë të futbollit

    Enilda Zeqiri – talentja që premton në garat e atletikës

    Xavi: Në këtë ligë ndodhin gjëra që nuk janë normale

    Guardiola komenton vendimin e Xavit: Presioni që ndjen në Barcelonë nuk është i dukshëm askund tjetër në botë

    “Ai hëngri gjithë rrogën”, vërshohet me komente Neymar – shkak pesha e tij

  • LËMSH
    • All
    • KËNDI I HUMORIT
    • Kuriozitete
    • SHOWBIZ

    A po rritet çmimi i çokollatës?

    Google jep një informacion me rëndësi në lidhje me Gmail?

    Themeluesi i Facebook kërkon falje, kjo është arsyeja

    India propozon që pilotët dhe stjuardesat të mos përdorin parfume sepse…

    Kush do të jetë mbreti i arinjve të shëndoshë të Alaskës? Fillon votimi online

    Ndryshimet klimatike, sa të shqetësuar duhet të jemi?

    E kërkonin një vath prej ari, hasën në një relikt 1000 vjeçar shumë të vlefshëm

    “Banjska ka qenë e banuar me shqiptarë, të cilët dal ngadalë janë përzënë sistematikisht”

    Lego planifikon të bëjnë tulla nga shishet e ricikluara?

  • LIFESTYLE
    • All
    • Receta
    • Shëndeti

    Rritet numri i vdekjeve nga hepatiti B dhe C

    Si ndikon lëngu i limonit në funksionimin e mëlqisë

    Si ndikojnë ndryshimet klimatike tek alergjikët?

    Sa sheqer duhet t’i hidhni kafes?

    Cili është dallimi mes sheqerit të bardhë dhe atij të kaftë

    Këto janë yndyrnat e shëndetshme që e ulin rrezikun e sëmundjes së diabetit

    Këto janë shenjat që tregojnë se mund të keni probleme me mushkëri

    Këto janë gjashtë përfitimet shëndetësore të uthullës së mollës

    Këto janë mënyrat si mund t’i parandaloni lotët nga copëtimi i qepës

No Result
View All Result
Fol Drejt
No Result
View All Result
Home LAJME BOTA

Vazhdon “loja” e rrezikshme pranë Tajvanit

3 vjet më parë
in BOTA
Koha e leximit: 3 minuta lexim
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në TwitterShpërndaje në Whatsapp
Porosit Web

Në mënyrë shumë provokuese, forcat kineze vazhdojnë manovrat e tyre ushtarake rreth Tajvanit. Stërvitjet po pengojnë edhe trafikun ndërkombëtar të anijeve. Pekini po demonstron ashpërsi edhe në skenën diplomatike.

Në ditën e dytë të manovrave ushtarake, forcat kineze kaluan vazhdimisht kufirin detar jozyrtar midis Kinës dhe Tajvanit. Avionët luftarakë dhe anijet luftarake kineze kanë kaluar të ashtuquajturën linjë qendrore në ngushticën e Tajvanit, kumtoi Ministria e Mbrojtjes e Tajvanit në Taipei. Autoritetet flasin për një “akt shumë provokues”. Linja qendrore e ngushticës së Tajvanit konsiderohet si kufiri jozyrtar, por i respektuar kryesisht nga Kina dhe Tajvani.

Me pakënaqësi të madhe reagoi edhe kryeministri i Tajvanit Su Tseng-chang. Qeveria në Taipei nuk priste “që fqinji keqdashës do të zhvillonte një demonstrim pushteti në pragun tonë dhe do të rrezikonte arbitrarisht rrugët detare më të ngarkuara në botë me stërvitje ushtarake”, u tha Su gazetarëve. Qeveria kineze kohët e fundit deklaroi se kufiri jozyrtar, sipas saj, nuk ekziston më.

Lexoni edhe..

BE duhet ta ketë zgjerimin si prioritet kryesor, thotë ministrja austriake, duke përmendur edhe Kosovën

Irani lëshon raketa drejt Izraelit, sirenat e emergjencës mbulojnë vendin (Video)

Porosit Web Porosit Web

Ngushtica e Tajvanit është një nga rrugët më të rëndësishme tregtare në botë. Anijet e ngarkuara dhe cisternat e naftës po e anashkalojnë aktualisht ishullin, për të shmangur një konfrontim me ushtrinë kineze, thanë analistët dhe pronarët e anijeve. Kjo i shton atyre rreth gjysmë dite kohët e udhëtimit.

Kina nisi stërvitjet e saj, të cilat përfshijnë edhe gjuajtje me municion të vërtetë, pasi kryetarja e Dhomës së Përfaqësuesve të SHBA Nancy Pelosi vizitoi Tajvanin. Manovrat duhet të zgjasin deri të dielën në mesditë (me orën lokale). Shfaqja më e madhe ushtarake e forcës nga kinezët në më shumë se dy dekada synon të pengojë Tajvanin në përpjekjet e mëtejshme për pavarësi. Pekini e sheh ishullin si pjesë të Republikës Popullore dhe kërcënon me pushtimin ushtarak. Tajvani, nga ana tjetër, e sheh veten si të pavarur.

Ministria e Jashtme kineze njoftoi sanksione kundër politikanes së lartë amerikane Peslosi dhe familjes së saj – pa dhënë detaje. Me vizitën e saj në Tajvan, Pelosi “ndërhyri seriozisht në punët e brendshme të Kinës dhe minoi seriozisht sovranitetin dhe integritetin territorial të Kinës”, kumtoi Pekini.

E zemëruar nga kritikat e Japonisë për manovrat e Kinës brenda Grupit të shtatë fuqive më të mëdha ekonomike (G7), ministria e Jashtme e Pekinit thirri ambasadorin japonez në raport. Atij iu dorëzua një protestë zyrtare. Qeveria në Tokio ka kritikuar ashpër faktin se pesë raketa kineze ranë në det në zonën ekskluzive ekonomike të Japonisë (EEZ) gjatë stërvitjes ushtarake. Në një deklaratë, grupi G7 shprehu shqetësimin e tij dhe theksoi se nuk kishte asnjë arsye për të përdorur një vizitë si pretekst “për aktivitete ushtarake agresive”.

Ministrat e Jashtëm të Kinës dhe Rusisë, Wang Yi dhe Sergey Lavrov, reaguan ndaj kritikave nga Japonia me një tjetër protestë në takimin e Asociacionit të Kombeve të Azisë Juglindore (ASEAN). Dy kryediplomatët u larguan nga salla e konferencave në Phnom Penh, Kamboxhia, ndërsa kolegu i tyre japonez Yoshimasa Hayashi do të fliste, njoftoi agjencia japoneze e lajmeve Kyodo. Në takim, Lavrov foli për një partneritet strategjik midis Rusisë dhe Kinës.

Në kornizat e takimit të ASEAN-it, Sekretari amerikan i shtetit Antony Blinken siguroi Japoninë për “solidaritetin e fortë” të Shteteve të Bashkuara pas “veprimeve të rrezikshme të Kinës”. Në lidhje me ndikimin e disa raketave kineze në zonën ekskluzive ekonomike të Japonisë, Blinken foli për një “përshkallëzim të rëndësishëm”. Ai akuzoi udhëheqjen kineze se dëshiron të ndryshojë status quo-në në ngushticat e Tajvanit./abcnews.al/

Tags: JaponiKinalufta
ShareTweetSend
Lajmi Paraprak

Gjuhët e huaja në Bibliotekën Kombëtare dominante kundrejt shqipes

Lajmi tjetër

“CR7 është një i jashtëzakonshëm, ai është pjesë e ekipit”

Të ngjajshme

BOTA

BE duhet ta ketë zgjerimin si prioritet kryesor, thotë ministrja austriake, duke përmendur edhe Kosovën

29 Mars, 2025
BOTA

Irani lëshon raketa drejt Izraelit, sirenat e emergjencës mbulojnë vendin (Video)

1 Tetor, 2024
BOTA

Humaniteti i fshehtë i Oprah Winfrey: Një shembull frymëzues për botën

12 Qershor, 2024
Shfaq më shumë
Fol Drejt

© 2023. Të gjitha të drejtat e rezervuara. FOLDREJT.COM

Navigo

  • KRYESORE
  • BOTA
  • OP/ED
  • INTERVISTA
  • HISTORI
  • KULTURË
  • SPORT

Na ndiqni

No Result
View All Result
  • LAJME
  • FAQJA E ZEZË
  • EKONOMI
  • INTERVISTA
  • TEMA E DITËS
    • HULUMTIME
  • OP/ED
  • KULTURË
  • SPORT
  • LËMSH
  • LIFESTYLE

© 2023. Të gjitha të drejtat e rezervuara. FOLDREJT.COM