Ambasadori i SHBA-ve në Serbi, Christopher Hill, tha sot se këtë javë bëhen saktësisht 10 vjet nga nënshkrimi i Marrëveshjes së Brukselit dhe se është koha e fundit që Asociacioni i Komunave Serbe të bëhet realitet, si dhe SHBA i kushton rëndësi të madhe dhe nuk do të heqë dorë derisa të ndodhë.
“Sa më shpejt, aq më mirë, dhe nuk kam nevojë të flas në emër të Lajçakut, por ai përmendi se është një prioritet kryesor dhe ajo që mund t’ju siguroj është se ne nuk do të ndalemi derisa të ndodhë kjo.” tha Hill, duke iu përgjigjur pyetjes së gazetarit se kur mund të presim formimin e Asociacionit. /FolDrejt/