Edhe sot pritet të vazhdojë moti i njëjtë si në ditën e djeshme, me intervale të shkurtra me diell dhe vranësira konvektive që do të sjellin reshje shiu me stuhi e shkarkime rrufesh ka njoftuar Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës.
Sipas meteorologëve, shkak i këtij moti mbesin fushat e fuqishme të cilat kanë përfshirë vendin dhe që vazhdojnë të jenë të paqëndrueshme, duke krijuar kushte për mot me intervale të shkurtra me diell dhe vranësira konektive të cilat gjatë ditës do të shoqërohen me reshje shiu me stuhi dhe shkarkime rrufesh, transmeton Fol Drejt.
Reshjet me intensitet më të lartë priten në jug, jugperëndim, perëndim dhe veriperëndim të vendit.
Në vende të kufizuara madje ekziston edhe rrezik për breshër.
Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 11-14 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 20-24 gradë Celsius.
Do të fryjë erë nga juglindja, perëndimi dhe jugperëndimi e lehtë dhe lokalisht e fortë.
Si rrjedhojë e këtij moti, ky Institut ka bërë apet te qytetarët që në kohën e reshjeve e stuhisë, të qëndrojnë brenda lokalave, shtëpive dhe vendeve tjera të sigurta.
As vërshimet e mundshme nëpër qytete nuk përjashtohen./FolDrejt/