Kërkimet për emigrantët e zhdukur pas fundosjes e anijes që ndodhi gjatë natës në jug të Rodosit deri më tani kanë qenë të pafrytshme.
Një operacion gjigant ka filluar nga autoritetet portuale dhe zyrtarët e Marinës dhe do të vazhdojë edhe në orët në vijim.
Operacioni i kërkim-shpëtimit në jug të Rodosit filloi në orët e para për të shpëtuar rreth 80 persona që ndodheshin në një varkë në ujërat ndërkombëtare dhe brenda zonës greke të përgjegjësisë së kërkim-shpëtimit. Deri më tani janë shpëtuar gjithsej 29 persona, ndërsa sipas dëshmive të të shpëtuarve pjesa tjetër janë të zhdukur.
Më herët, zyrtarë të Rojes Bregdetare, duke folur për kathimerini.gr, raportuan se sipas dëshmive, në skaf ndodheshin nga 60 deri në 80 persona. Sipas informacioneve të para nga Roja Bregdetare, bëhej fjalë për një mjet relativisht të vogël në të cilin nuk mund të hipnin në asnjë rrethanë një numër kaq i madh njerëzish. /abcnews.al/