Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, ka lëshuar sot një urdhër për ngritjen e gatishmërisë luftarake të Forcave të Armatosura të Serbisë në nivelin më të lartë, shkruan mediumi pro-qeveritar serb Tanjug.
Presidenti dhe komandanti i përgjithshëm Aleksandar Vuçiq kanë nënshkruar një urdhër për ngritjen e gatishmërisë luftarake të njësive të Ushtrisë Serbe në nivelin më të lartë dhe kanë urdhëruar që të lëvizin menjëherë në drejtim të vijës administrative me Kosovën. Ministri i Mbrojtjes Millosh Vuçeviq ka konfirmuar se Vuçiq ka nënshkruar urdhrin për ngritjen e gatishmërisë luftarake dhe ka shtuar se situata në Kosovë është dramatike, thuhet në aty, përcjell Fol Drejt.
“Prishtina po nxiton më tej në përshkallëzimin dhe kryerjen e terrorit kundër komunitetit serb, kryesisht në veri të Kosovës dhe Metohisë, dhe tërhoqi vëmendjen e komunitetit ndërkombëtar dhe ndërmjetësuesve në dialogun ndërmjet Prishtinës dhe Beogradit, për fat të keq doli të jetë e vërtetë”, tha Vuçeviç për TV Pink, transmeton Fol Drejt.