Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq ka vazhduar propagandën e tij, ku sot ka thënë se situata në lidhje me Kosovën nuk është e lehtë dhe për këtë arsye është shumë i shqetësuar.
“Jam shumë i shqetësuar, sepse kur ke të bësh me dikë që është racional, i arsyeshëm, për të mos thënë fjalën, që është normal, atëherë gjithmonë mund të arrish një kompromis. Kur ke të bësh me dikë që nuk është, atëherë është e vështirë të shohësh të ardhmen në mënyrë realiste dhe objektive dhe të dish se çfarë do të vijë më pas. Kështu mbetet frika, sepse nuk e di se çfarë do t’i vijë në mendje nesër dikujt që nuk është plotësisht racional,” u tha Vuçiç gazetarëve në New York.