Zjarri i rënë në masivin me pyje në Reps të Mirditës vazhdon që nga pasditja e djeshme.
Të favorizuar edhe nga era flakët janë përhapur në disa drejtime dhe pavarësisht përpjekjeve te zjarrfikësve nuk është arritur të vihet nën kontroll transmeton Fol Drejt.
Ne terren kane mbërritur dhe 50 ushtarë të cilët me mjete rrethanore po punojnë për shuarjen e zjarrit.
Ndërkohë flakët vazhdojnë të përpijnë edhe zonat në Ishullin e Sazanit, ku forcat zjarrfikëse dhe ato të ushtrisë janë në luftë me zjarret. Deri tani nuk është parë e arsyeshme që të ndërhyhet nga ajri./FolDrejt/