Kritiku i Kremlinit, Aleksei Navalny është ankuar sërish nga dhoma e tij e burgut për përkeqësim të gjendjes shëndetësore.
Ai është diagnostikuar me temperaturë 38.1 gradë Celsius dhe “koll të rëndë”, mirëpo do të vazhdojë grevën e urisë, të cilën e ka nisur ditë më parë, ka shkruar Navalny të hënën në llogarinë e tij në Instagram.
Tre nga të burgosurit tjerë afër tij janë dërguar në spital për shkak të tuberkulozit.
Politikani opozitar, i cili është burgosur në një kamp rreth 100 kilometra në lindje të Moskës, ka raportuar për dhimbje të mëdha në shpinë dhe paralizë të njërës këmbë, tash e një kohë.
Të mërkurën e javës së kaluar, ai ka deklaruar se ka nisur grevën e urisë, si shenjë proteste ndaj mungesës së kujdesit shëndetësor.