Ministria e Shëndetësisë (MSh), sipas të dhënave nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës (IKShPK), ka informuar se në 24 orët e fundit janë raportuar mbi 140 raste pozitive, transmeton Fol Drejt.
Për më shumë, ky është raporti i fundit i IKShPK-së:
Në 24 orët e fundit janë dhënë 4.010 doza të vaksinës kundër COVID-19.
Prej fillimit të vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë 1.687.782 doza të vaksinës.
Deri më sot 788.240 qytetarë janë vaksinuar me dozën e dytë.
Nga 3.908 testime, 144 qytetarë kanë rezultuar pozitiv me virusin COVID-19.
Gjatë 24 orëve të fundit, nuk është shënuar asnjë rast i vdekjes.
Sot janë shëruar 19 qytetarë, derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve është 158.121.
Në total numri i rasteve aktive është 997.