Numri i të vrarëve në Gaza ka arritur në 21 mijë e 822, tha Ministria e Shëndetësisë e vendit.
Sipas kësaj ministrie të plagosur janë 56 mijë e 451, raporton The Telgraph.
Shifrat përfshijnë 150 palestinezë të vrarë dhe 286 të plagosur në 24 orët e fundit, tha ministria.
E gjithë kjo erdhi si pasojë e sulmeve izraelite që nisën më 7 tetor.