Ministria e Shëndetësisë (MSh), sipas të dhënave nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës (IKShPK), ka bërë të ditur se në orët e fundit janë regjistruar mbi 100 raste pozitive me COVID-19, transmeton Fol Drejt.
ℹ Në 24 orët e fundit janë dhënë 2.639 doza të vaksinës kundër COVID-19.
ℹ Prej fillimit të vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë 1.679.639 doza të vaksinës.
ℹ Deri më sot 785.291 qytetarë janë vaksinuar me dozën e dytë.
ℹ Nga 5.561 testime, 107 qytetarë kanë rezultuar pozitiv me virusin COVID-19.
ℹ Gjatë 24 orëve të fundit, nuk është shënuar asnjë rast i vdekjes.
ℹ Sot janë shëruar 4 qytetarë, derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve është 158.082.
ℹ Në total numri i rasteve aktive është 740.