Gjakovë/ Dje, rreth orës 13:46 është gjetur i plagosur mashkulli kosovar në gjendje të rëndë shëndetësore. Njësitë relevante kanë dalur në vendin e ngjarjes ku nga ekipi mjekësor viktima është dërguar në QKUK, raporton Fol Drejt.
Gjatë ekzaminimit në vendngjarje janë gjetur dhe sekuestruar një pistoletë, një gëzhojë, tre fishekë dhe automjeti. Rreth orës 20:05 viktima duke mos u përballuar plagëve ka ndërruar jetë, vdekjen e tij e ka konfirmuar ekipi mjekësor. Me vendim të prokurorit, trupi i pajetë është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore për obduksion, rasti gjendet në procedurë hetimore. /FolDrejt/