Një vdekje e dyshimtë ka ndodhur në Prizren, ku një femër kosovare e ka gjetur pa shenja jete burrin e saj në shtëpinë e tyre.
Njësitë relevante dhe ekipi mjekësor kanë dalë në vendin e ngjarjes ku është konstatuar vdekja e viktimës, e pastaj me vendim të prokurorit trupi i pajetë i viktimës është dërguar obduksion. njofton policia.
“Prizren, 10.03.2022-19:00. Një femër kosovare ka raportuar se në shtëpinë e saj e ka gjetur pa shenja jete bashkëshortin e saj viktimën mashkull kosovar. Njësit relevante dhe ekipi mjekësor kanë dal në vendin e ngjarjes ku është konstatuar vdekja e viktimës. Me vendim të prokurorit trupi i pajetë i viktimës është dërguar në IML për Obduksion, rasti në procedurë hetimore”, thuhet në raportin 24 orësh të policisë, përcjell FolDrejt.