Një 37 vjeçare është gjetur pa shenja jete sot në afërsi të Fakultetit Teknik në Prishtinë.
Zëdhënësja e Policisë së Kosovës për Rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti ka thënë se rasti ka ndodhur rreth orës 14:00.
“Rreth orës 14:00, kemi pranuar informatën për një person pa shenja jete, në afërsi të Fakultetit Teknik në Prishtinë. Policia menjëherë ka dalë në vendin e ngjarjes si dhe mjekët emergjent të cilët kanë konstatuar vdekjen e viktimës, femër, rreth 37 vjeç”, ka deklaruar ajo.
Ahmeti shtoi tutje se policia ka nisur hetimet për rastin si vdekje e dyshimtë.
“Aktualisht policia me kujdes të shtuar ka nisur një hetim për rastin si vdekje e dyshimtë dhe po ndërmerr të gjitha veprimet e duhura hetimore dhe ato forenzike – të ekzaminimit, që do të ndihmonin hetimin e ngjarjes si dhe sqarimin dhe ndriçimin e plotë të rastit”, theksoi mes tjerash zëdhënësja e Policisë. /Telegrafi/