Vdekjet në mbarë botën të lidhura me COVID-19 tejkaluan numrin 5 milionë të premten, sipas një raporti të Reuters, me njerëz të pavaksinuar veçanërisht të ekspozuar ndaj llojit virulent Delta.
Sipas mediumit në fjalë, varianti ka ekspozuar pabarazitë e mëdha në normat e vaksinimit midis kombeve të pasura dhe të varfra, dhe rezultatin e hezitimit të vaksinave në disa kombe perëndimore.
Më shumë se gjysma e të gjitha vdekjeve globale të raportuara në një mesatare shtatë ditore ishin në Shtetet e Bashkuara, Rusi, Brazil, Meksikë dhe Indi.
Ndërsa u desh pak më shumë se një vit që numri i vdekjeve nga COVID-19 të arrinte 2.5 milionë, 2.5 milion vdekjet e ardhshme u regjistruan në pak më pak se tetë muaj, sipas një analize të Reuters.
Mesatarisht 8,000 vdekje u raportuan çdo ditë në të gjithë botën gjatë javës së fundit, ose rreth pesë vdekje çdo minutë. Sidoqoftë, niveli global i vdekjeve është ngadalësuar javët e fundit.Raporton Telegrafi.com percjell Foldrejt.com