Vazhdon të rritet ndjeshëm numri i të infektuarve me Covid19 në gjithë botën, ku tashmë përveç Europës, shumë viktima raportohen edhe në SHBA.
Deri tani numri i përgjitshëm i vdekjeve me Covid19 ka kaluar 30 mijë. Italia, Spanja, Kina dhe Irani vazhdojnë të jenë vendet më të prekura sa i përket vdekjeve, por SHBA me 115.547 raste të konfirmuara kryeson listën me numrin më të madh të rasteve të diagnostifikuara me këtë sëmundje.
Italia ka regjistruar më së shumti vdekje se çdo vend tjetër në botë, gjegjësisht 10.023 vdekje dhe rreth 92.500 raste të diagnostifikuara, ndërsa Spanja ka regjistruar 5.812 vdekje dhe mbi 72.200 raste të diagnostifikuara.