Një 13-vjeçare shqiptare ka humbur jetën në Francë.
Kjo ndodhi pasi ajo ra nga kati i pestë i një pallati në Ban-Saint-Martin të Francës, përcjell Fol Drejt.
Kryetari i qytetit, Henri Hasser bëri me dije se adoleshentja ishte fëmija i madh i një familjeje shqiptare.
Në rrjetet sociale, prindërit e shokëve të 13-vjeçares treguan se sa e vështirë dhe e dhimbshme ishte për fëmijët e tyre rikthimi në klasë, pas kësaj humbjeje.
“Fëmija im nuk mund të ngushëllohet . Nuk e imagjinoj dot gjendjen në të cilën gjendet familja”, shkruan nëna e një nxënësi./FolDrejt/