Ka vdekur sot gruaja e cila mbrëmë u diagnostikua me sëmundjen COVID-19 nga fshati Lluga i Istogut. Lajmin e ka konfirmuar drejtori i Shëndetesisë në Istog, Mujë Osmanaj.
“Po, ka vdekur. Informatën e mora nga familjarët. Ajo kishte vdekur para një ore. Informata tjera momentalisht nuk kam”, tha Osmanaj për Express.
Gruaja 39-vjeçare nga Istogu ishte operuar në QKUK pa e ditur mjekët se ajo ishte e prekur me COVID-19.
Express raportoi sot gjatë ditës se e njëjta kishte qëndruar në spitalin regjional të Pejës për tri ditë rresht ndërsa kohëve të fundit kishte vizituar edhe disa prej familjarëve të saj në Skenderaj.