Një djalë 4-vjeçar nga Vlladica Han, i cili u pranua në spital dje pasdite pasi kishte gëlltitur një gogël, ka ndërruar jetë përkundër masave të marra nga ekipet mjekësore, ka konfirmuar mëngjesin e sotëm Qendra Klinike Universitare e Nishit, shkruan Danas, përcjell Fol Drejt.
“Djali është pranuar pasdite në gjendje të përgjithshme shumë të rëndë me shenja të dëmtimit të rëndë të funksionit të trurit. Nga rrugët e frymëmarrjes i është hequr një objekt që e kishte gëlltitur, por fatkeqësisht kjo gjë nuk ka ndryshuar gjendjen e pacientit, kështu që ka ndërruar jetë mbrëmë”, tha institucioni.
Sipas mediave, djali ka gëlltitur një gogël në kopshtin e fëmijëve në Vladičin Han, pas së cilës me autoambulancë është dërguar pa ndjenja në Qendrën Shëndetësore të Surdulicës, e më pas në Qendrën Mjekësore Universitare të Nishit.
Prokuroria tha se ngjarja ka ndodhur të hënën para mesditës dhe se të gjitha detajet janë ende duke u zbardhur.
Kopshti “Çarolija”, ku ndodhi aksidenti, është hapur javën e kaluar nga ministri Branko Ruzhiç, pasi është rikonstruktuar, shtojnë mediat. /FolDrejt/