Një person ka përfunduar pa shenja jete në Prishtinë.
Rasti është raportuar se ka ndodhur tek rrethrrotullimi Ura e madhe gjatë ditës së djeshme, rreth orës 20:40, në Prishtinë, përcjell Fol Drejt.
“Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi që i njëjti deri sa ishte duke drejtuar një kombi Mercedes me targa vendore, duke mos përshtatur shpejtësinë e lëvizjes godet një biçikletë të cilën e drejtonte viktima mashkull kosovar. Si pasojë e aksidentit viktima ka ndërruar jetë në vendin e ngjarjes”, thekson policia në raportin 24 orësh.
Me urdhër të prokurorit trupi i pajetë është marrë nga mjekësia ligjore, ndërsa i dyshuari dërgohet në mbajtje./FolDrejt/