Policia e Kosovës ka njoftuar se drejtuesi i motoçikletës që dje ishte goditur nga një kamionë ka ndërruar jetë, raporton Fol Drejt.
“Ju informojmë se me datë 26 qershor 2023, rreth orës 13:15, Policia është informuar për një aksident trafiku i cili ka ndodhur në fshatin Llukё e Epёrme-Deçan. Nё vendin e ngjarjёs kanё dalё njёsitet kompetente tё Njesitit Rajonal tё Konumikacionit Rrugor (NJRKRR).”, shkruan në raportin e policisë.
Policia njoftoi se nё kёtё aksident ishin tё involvuara njё kamionë dhe njё motoçikletё, deri te aksidenti ka ardhur pёr deri sa i dyshuari nuk e ka respektuar shenjen e trafikut, ndalim i obliguar (STOP), i cili e godet motoçikletën duke i shkaktuar lëndime tё rёnda trupore.
I lënduari nga vendi i aksidentit është dërguar me emergjencё në Spitalin Rajonal në Pejё, dhe nga aty pёr shkak tё lëndimeve dёrgohet ne QKUK-Prishtinё.
I dyshuari me vendim tё Prokurorit tё shtetit dёrgohet nё mbajtje pёr 48- orё.
“Sot me datё 27.06.2023, rreth orёsh 02:15, jemi njoftuar nga mjeku kujdestar se viktima ka ndёrruar jetё.
Me urdhër të Prokurorit shtetit trupi e pa jetë i viktimës dërgohet në Institutin e Mjekësisë Ligjore në Prishtinë, për Obduksion.” shkruan tutje aty. /FolDrejt/