Një ngjarja e rëndë ka ndodhur në Manastir, ku një grua e moshuar 81 vjeçare ka ndërruar jetë e vetme në një apartament, informon foldrejt.com.
Fillimisht policia e qytetit u alarmua nga personi N.S.(35) duke dyshuar se J.T.(81) e cila ka jetuar e vetme në rrugën “Partizani” në Manastir është e vdekur, pasi që nuk paraqitet në celular dhe nuk po e hap derën. Pas autorizimit të Prokurorit publik është futur në banesë ku plaka është gjetur e vdekur. Vdekja është konstatuar nga mjeku i Ndihmës së Shpejtë.
Me urdhër të Prokurorit publik trupi i të vdekurës është dërguar për obduksion.