Një person ka raportuar në polici se pasi e ka dërguar bashkëshorten e tij në repartin e gjinekologjisë në QKUK e ka kuptuar se foshnja ka vdekur.
Policia e ka cilësuar rastin si “trajtim i pandërgjegjshëm mjekësor” dhe po hetohet nga njësitet përkatëse.
“Me vendim të prokurorit, trupi i pajetë është dërguar në IML për obduksion”, njofton policia.