Ish i dërguari i posaçëm për Kosovën , ka ndërruar jetë.
Ka vdekur në moshën 83-vjeçare ish-ministri i Jashtëm i Sllovakisë dhe deputeti i Parlamentit Evropian, Eduard Kukan.
Kukan ishte ministër i Jashtëm i vendit të tij nga viti 1998 deri në vitin 2006, transmeton Fol Drejt.
Ai ishte anëtar i Parlamentit Evropian nga viti 2009 deri në vitin 2019.
Në vitin 1999 ai shërbeu gjithashtu si i dërguar i posaçëm i Kombeve të Bashkuara për Kosovën, i emëruar nga Sekretari i Përgjithshëm i atëhershëm i OKB-së, Kofi Annan.
Këtë rol ai e mbajti së bashku me Carl Bildt./FolDrejt/