“Këtë mbrëmje, pas një sëmundjeje të rëndë dhe të zgjatur, Mikhail Sergeyevich Gorbachev ndërroi jetë”, njoftoi në një deklaratë Spitali Klinik Qendror i Moskës, ku ai po trajtohej.
Në moshën 92-vjeçare ndërroi jetë ish-presidenti sovjetik Mikhail Gorbachev, i cili i dha fund Luftës së Ftohtë, shkruan AA, transmeton Fol Drejt.
“Këtë mbrëmje, pas një sëmundjeje të rëndë dhe të zgjatur, Mikhail Sergeyevich Gorbachev ndërroi jetë”, njoftoi në një deklaratë Spitali Klinik Qendror i Moskës, ku ai po trajtohej.
Gorbaçovi lindi në vitin 1931 në një familje fshatare. Ai bëri një karrierë të suksesshme në Partinë Komuniste dhe drejtoi Bashkimin Sovjetik nga viti 1985 deri në vitin 1991.
Gorbaçovi shpalli një politikë të projektuar si një tranzicion drejt një vendi më demokratik dhe më të lirë, por që çoi në shpërbërjen e Bashkimit Sovjetik.
Në vitin 1990, atij iu dha Çmimi Nobel për Paqe për rolin e tij kryesor në përfundimin e Luftës së Ftohtë./FolDrejt/