Ish-presidenti i Bolognas, Giuseppe Frascara, ka ndërruar jetë sot, në moshën 84-vjeçare.
Bologna Uno e bëri të ditur lajmin për vdekjen e presidentit të nderit të Bolognas, ikona që e kishte ringjallur klubin italian në mes të viteve të 1990-ta, transmeton Gazeta Express.
Gazzoni Frascara kishte hyrë në botën e futbollit në vitin 1993, kur e kishte shpëtuar nga falimentimi Bolognan dhe i kishte ngritur nga Serie C në Serie A brenda vetëm tre vjetëve.
Futbollistë të mëdhenj si Roberto Baggio dhe Beppe Signori ishin transferuar në Renato Dall’Aran dhe në vitin 1998 ai e kishte fituar trofeun e Intertoto Cup, para se të arrinte deri në gjysmëfinale të Kupës së UEFA-s.
Skuadra e Gazzoni Fransacaras mbeti në Serie A deri në humbjen në play-offs kundër Parmas në sezonin 2004/05.
Më vonë, ai ia shiti aksionet e tij si pronar i klubit Alfredo Cazzolan dhe u bë i famshëm për rolin e tij në betejën ligjore “Calciopoli” me Juventusin.