Ish-udhëheqësi ushtarak i Pakistanit, Gjeneral Pervez Musharraf, ndërroi jetë në oshën 69-vjeçare pas një sëmundjeje të zgjatur në një spital në Emiratet e Bashkuara Arabe, konfirmoi familja e tij.
Musharraf, i cili sundoi kombin e Azisë Jugore nga viti 1999 deri në 2008, ishte nën trajtim në Spitalin Amerikan në Dubai, raportuan kanalet lokale të lajmeve, duke cituar burime diplomatike dhe familjare, shkruan AA, transmeton Fol Drejt.
Ai vuante nga amiloidoza – një sëmundje e rrallë që shkakton dëmtime të organeve – dhe nuk kishte gjasa të shërohej.
Ai kishte qenë prej kohësh i shtrirë në shtrat dhe lëvizej me karrocë, me humbje të pashmangshme në peshë./FolDrejt/