Autoritetet e qytetit Nara në provincën Nara në ishullin jugor Honshu njoftuan se Mikizo Ueda vdiq në moshën 112-vjeçare të premten e kaluar.
Personi më i vjetër në Japoni ka ndërruar jetë në moshën 112-vjeçare, njoftuan sot autoritetet, shkruan AA, transmeton Fol Drejt.
Autoritetet e qytetit Nara në provincën Nara në ishullin jugor Honshu njoftuan se Mikizo Ueda vdiq në moshën 112-vjeçare të premten e kaluar.
Ueda lindi më 11 maj të vitit 1910, duke e bërë atë qytetarin më të vjetër të Japonisë.
Në një intervistë për NHK të Japonisë vitin e kaluar në shtator, Ueda tha se: “Sekreti i një jete të gjatë është t’i lejosh gjërat të ndodhin”.
Autoritetet lokale theksuan se Ueda “kurrë nuk ishte sëmurë rëndë dhe shpesh e kalonte kohën duke lëvizur dhe duke kënduar”.
Në fillim të prillit të këtij viti, personi më i vjetër në botë që jetonte në Japoni vdiq në moshën 119-vjeçare. Kane Tanaka vdiq në Fukuoka, në Japoninë jugperëndimore, ku edhe jetonte.
E lindur më 2 janar të vitit 1903, Tanaka mbushi 119 vjet në fillim të këtij viti. Ajo lindi një vit para luftës ruso-japoneze./FolDrejt/