Ka ndërruar jetë diplomati i parë amerikan në Kosovën e pasluftës, John Menzies.
Para se të vinte në Kosovë, Menzies ka shërbyer si ambasador në Bosnjë e Hercegovinë, transmeton Fol Drejt.
Ai vdiq në moshën 74-vjeçare.
Në vitin 1999, ShBA-të ende nuk kishin ambasadë në Kosovë sikurse edhe shtetet tjera. Misioni diplomatik amerikan statusin e ka ndryshuar më 2008 pasi Kosova ka shpallur pavarësinë.
Menzies është kthyer për vizitë zyrtare më 2012 në Kosovë./FolDrejt/