Mario Teran Salazar vuante nga një sëmundje e rënde ndërsa vdiq në një spital në Santa Cruz ku ishte për trajtim.
Ushtari bolivian që ekzekutoi revolucionarin argjentinas Ernesto “Che” Guevara në vitin 1967, ndërroi jetë në moshën 80-vjeçare, njoftuan mediat boliviane të enjten, shkruan AA.
Gjenerali në pension Gary Prado Salmon, i cili udhëhoqi operacionin ushtarak për kapjen e Che Guevarës, konfirmoi vdekjen e Mario Teran Salazar për të përditshmen boliviane El Deber.
Salazar vuajti nga një sëmundje e rëndë dhe vdiq në një spital ku po trajtohej prej disa kohësh në provincën Santa Cruz.
“Ai (Salazari) ishte një burrë trim, i cili mbaroi shkollën e rreshterëve në vitin 1961. Unë mbaja kontakte me të. Atë më shumë e shqetësonte ngacmimi që i bënin gazetarët, sepse donte të mbetej anonim, sepse thjesht iu bind vullnetarisht vendimit që erdhi nga presidenca”, tha Salmon.
Revolucionari ikonë marksist Che Guevara, gjithashtu një figurë kryesore e Revolucionit Kuban, u kap në Bolivi më 9 tetor 1967, në një operacion të përbashkët të ushtrisë boliviane dhe Agjencisë Qendrore të Inteligjencës (CIA) së SHBA-së.
Ai u ekzekutua në një shkollë në fshatin La Higuera, rreth 800 kilometra nga kryeqyteti administrativ i Bolivisë, La Paz./FolDrejt/