Motra e shkrimtarit Ismail Kadare, Kadrije Kadare është ndarë nga jeta. Kadrija është ndarë nga jeta në moshën 85-vjeçare. Lajmi është dhënë nga poeti Sadik Bejko përmes një postimi në rrjetet sociale. Një detaj i trishtë që zbulohet nga poeti është se disa javë më parë, shkrimtari humbi edhe të vëllain, Shahinin, i cili gjithashtu u nda nga jeta.
“Sot në moshën 85 vjeç është ndarë nga jeta Kadrie Kadare. Ajo ishte një grua me arsimim të lartë, me kontribute si mësimdhënëse, lektore në Universitet. Ajo ka një kontribut të pavërejtur si korrektore e veprës së Ismail Kadaresë. Ka punuar dhe në disa nga gazetat me të rëndësishme në këto vite të tranzicionit. Korrektore në gazetat Albania, Shekulli, 55. Panorama, Rilindja Demokratike, Mapo. Etj. Sot, Ismail Kadare në intimite, në heshtje solemne sot përcillë në varrezat Sharrës motrën e tij të vetme. Para një muaji u nda nga jeta vëllai i tij, dr Shahin Kadare. Të qoftë dheu i lehtë, Kadrie Kadare. Paqe, prehje e përjetshme për ty”, shkruan Bejko.