Herlind Kasner, nëna e Angela Merkelit ka vdekur në moshën 90 vjeçare. Lajmi është konfirmuar nga një zëdhënës qeveritar për mediat gjermane, kurse vdekja duhet të ketë ndodhur prej në fillim të prillit. Gjithsesi familja e Merkelit e kishte kërkuar nga mediat që të mos e përdorin rastin dhe të ruajnë privatësinë e saj, informon foldrejt.com.
Nëna e Merkelit ishte mësuese e latinishtes dhe anglishtes, kurse nga 2011 ishte e vejë. Burri i saj Horst Kasner ishte teolog evangjelist. Çifti jetonte në Templin, ku para pak kohësh e shpalli Angela Merkelin si qytetare nderi.
Herlind Kasner kishte dhënë kurse anglishte deri përpara vdekjes – pavarësisht se kishte 90 vjet. Një shembull për të gjithë të tjerët, që të mos demotivohen shumë vite përpara se të dalin në pension./Foldrejt.com