Një 23-vjeçar që po trajtohej në Qendrën Klinike dhe Universitare të Kosovës ka ndërruar jetë, transmeton Fol Drejt.
Viktima ishte përfshirë në një aksident që kishte ndodhur para disa javësh në fshatin Goshicë të Vitisë.
Viktima nuk ka arritur t’u bëjë ballë lëndimëe.
Kështu tha për Klankosova.tv zëdhënësi i policisë për rajonin e Gjilanit, Valon Osmani, përcjell Fol Drejt.
“Me urdhër të prokurorit të shtetit trupi i pajetë është dërguar në institutin e mjekësisë ligjore për obduksion”, tha Osmani.