Shërbimi Korrektues i Kosovës dhe Departamenti Shëndetësor i Burgjeve, ka njoftuar opinionin publik se sot rreth orës 09:40 në Spitalin Rajonal të Pejës, ka ndërruar jetë i burgosuri R.M, i lindur më 1958, transmeton Fol Drejt.
“R.M që nga fillimi i mbajtjes së dënimit është pranuar me sëmundje dhe komplikime shëndetësore, ku për shkaqe shëndetësore tanë kohen është trajtuar nga mjekët e Stacionarit dhe specialistët konsultant të fushës.
Sot gjatë ditës, pacienti ka pasur përkeqësim të gjendjes shëndetësore me dyshime në sulm në zemër. I është dhënë ndihma mjekësore adekuate nga mjeku kujdestar dhe është transportuar me autoambulancë të burgut për në Spitalin Rajonal të Pejës duke iu dhënë ndihma adekuate dhe reanimimi kardiopulmonr tërë kohën.
Përkundër këtyre përpjekjeve dhe angazhimit të stafit të DSHB-së dhe të Emergjencës në Spitalin Rajonal të Pejës, i burgosurit nuk arriti të mbijetoj sulmit” – thuhet në njoftimin zyrtar.
Po ashtu bëhet e ditur se organet kompetente janë duke u zhvilluar procedurat ligjore, ndërsa autopsia do të verifikoi shkakun e vdekjes./FolDrejt/