Një grua ka ndërruar jetë si pasojë e një sulmi kardiak.
Rasti ka ndodhur në komunën e Skenderajt, mbrëmë, rreth orës 20:48, transmeton Fol Drejt.
“Viktima femër kosovare dyshohet se ka pësuar sulm kardiak dhe nga mjeku kujdestar është konstatuar vdekja e viktimës. Me vendim të prokurorit trupi i pajetë dërgohet në IML për obduksion.”, thuhet në raportin 24 orësh.