Klinika Infektive ka njoftuar se mbrëmë ka vdekur një 70-vjeçar nga Vushtrrria, i infektuar me koronavirus.
Përmes raportit 24 orësh, Klinika ka bërë me dije se përveç infeksionit, ai kishte edhe sëmundje të tjera shoqëruese.
“Mbrëmë në Repartin e Mjekimit Intensiv të klinikës ka ndërruar jetë pacienti 70 vjeçar nga komuna e Vushtrrisë, i pranuar me 13.06.2020, i cili përveç infeksionit me Covid -19 kishte edhe sëmundje tjera shoqëruese”, thuhet në raport.