Human Rights Watch (HRW) në deklaratën e saj thekson se familja e Yusuf Zahab kishte raportuar se si fëmijë ai ishte detyruar të jetonte nën kontrollin e DEASH-it para se të burgosej.
Një adoleshent australian i cili ishte burgosur ilegalisht në qytetin Al-Hasakah, në verilindje të Sirisë, ka vdekur gjatë fundjavës, bëri të ditur Human Rights Watch (HRW), shkruan AA, transmeton Fol Drejt.
HRW në deklaratën e saj thekson se familja e Yusuf Zahab kishte raportuar se si fëmijë ai ishte detyruar të jetonte nën kontrollin e DEASH-it para se të burgosej.
Deklarata shton se autoritetet australiane informuan familjen të shtunën se djali i tyre kishte vdekur për shkaqe të panjohura.
“Familja tha se kishin mësuar se Zahab në janar 2021 ishte prekur nga tuberkulozi në një burg të mbipopulluar dhe të improvizuar të drejtuar nga një grup i armatosur i menaxhuar nga kurdët ku i mbanin anëtarët e dyshuar sirianë dhe të huaj të DEASH-it dhe se trajtimi i tij ishte ndalur”, thuhet në deklaratë.
Organizata e të drejtave të njeriut me bazë në New York tha se rreth adoleshentit për herë të fundit kishin dëgjuar në janar të këtij viti, kur ai “i dëshpëruar dërgoi lutje për ndihmë” nga qelia e tij në burgun Al-Sina’a.
“Vdekja e adoleshentit Yusuf Zahab nuk duhet të jetë befasi për Australinë dhe qeveritë e tjera që kanë marrë përgjegjësinë për mbajtjen e shtetasve të tyre në kushte të tmerrshme në Sirinë verilindore”, tha Letta Tayler, ndihmës drejtoresha e HRW-së për çështjet e krizës dhe konfliktit.
Kamalle Dabboussy, përfaqësuesja e familjes Zahab dhe të arrestuarve të tjerë, vuri në dukje se midis 69 dhe 80 shtetas australianë, duke përfshirë 19 gra dhe 39 fëmijë, mbahen nga Forcat Demokratike Siriane (SDF) dhe organizata të tjera të armatosura në Sirinë verilindore, si të dyshuar për lidhje me DEASH-in.
Mijëra anëtarë të DEASH-it nga shumë vende ndodhen në burg që dikur ishte një shkollë e mesme, e cila u mor nga grupi terrorist YPG/PKK.
Në janar, një numër i panjohur i anëtarëve të DEASH-it u arratisën nga qendra e paraburgimit Ghwayran në Al-Hasakah, e cila drejtohet nga SDF.
SDF, e mbështetur nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës, u themelua nga militantët dhe udhëheqësit e organizatës terroriste PKK./FolDrejt/