Një person ka vdekur në fshatin Rezallë të Skenderajt gjatë përpjekje për ta shuar një zjarr që kishte kapluar malin (pronë) e tij.
Ngjarja ka ndodhur të hënën rreth orës 18:00.
Me vendim të prokurorit trupi i viktimës është dërguar në IML për obduksion.
“Fsh. Rezall, Skenderaj 19.02.2024-18:00. Pas pranimit të një informate për një person të lënduar, njësiti policor ka dalë në vendin e ngjarjes ku në një fushë kanë hasur viktimën mashkull kosovar. Në vendin e ngjarjes ka dalë edhe ekipi mjekësor i cili ka konstatuar se viktima është pa shenja jete. Dyshohet se viktima ka vdekur duke u munduar ta shuaj zjarrin që ishte duke u djegur një fushë e lirë dhe një pjesë e pyllit (malit) pronë e tij, e cila është lokalizuar nga njësiti zjarrfikës. Me vendim të prokurorit trupi i pa jetë dërgohet në IML për obduksion”, thuhet në njoftim e Policisë së Kosovës.