Një raste vdekjeje është shënuar në komunën e Drenasit, me ç’rast ka ndërruar jetë një viktimë femër, që dyshohet se ka qenë e ekspozuar ndaj dhunës.
Rasti ka ndodhur me datën 12 shtator, rreth orës 13:00, transmeton Fol Drejt.
Siç bëhet e ditur në raportin policor, mjeku që ka konstatuar vdekjen e viktimës, ka bërë me dije se ka gjetur shenja dhune në trupin e saj.
Me vendim të prokurorit, trupi është dërguar për obduksion./FolDrejt/