Është gjetur pa shenja jete një person në burgun e Gjilanit, i cili gjendet në fshatin Pasjak.
Rasti është raportuar gjatë ditës së djeshme, rreth orës 12:40, përcjell Fol Drejt.
“Nga gardianët e burgut në Pasjak është informuar se gjatë vizitës, në dhomën e tij është gjetur viktima mashkull kosovar. Me vendim të prokurorit trupi i pa jetë i viktimës është dërguar në IML për obduksion”, njofton policia në raportin 24 orësh.
Rasti po vazhdon të hetohet./FolDrejt/