Një person ka përfunduar pa shenja jete përgjatë një aksidenti të trafikut.
Aksidenti ka ndodhur në Viti, gjatë ditës së djeshme, rreth orës 22:47, theksohet në raportin 24 orësh të Policisë së Kosovës, transmeton Fol Drejt.
Është raportuar se ka ndodhur një aksident trafiku ku është përfshirë një motoçikletë me ngasës mashkull kosovar.
Si pasojë e aksidentit ngasësi ka ndërruar jetë.
Me vendim të prokurorit trupi i pa jetë është dërguar në IML për obduksion./FolDrejt/