Një person përfundoi pa shenja jete pas mesnatës në Ferizaj.
Rasti u raportua në Policinë e Kosovës, nga ku policia njoftoi se një person ishte goditur nga vetura dhe kishte përfunduar pa shenja jete, transmeton Fol Drejt.
“Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi që dyshohet se me veturë nga pa kujdesia ka goditur këmbësorin mashkull kosovar”, thekson policia.
Rasti gjendet në procedurë hetimore./FolDrejt/