Sipas raportit 24 orësh të Policisë së Kosovës, një qytetarë ka ndërruar jetë në Qendrën Klinike dhe Universitare të Kosovës (QKUK), shkruan Fol Drejt.
Viktima ishte duke u trajtuar në QKUK pas një aksidenti që kishte pësuar tre ditë më parë më 17 korrik në Ranillug.
“Viktima mashkull kosovar i cili ka qenë duke u trajtuar në QKUK Prishtinë, sot me datën 19.07.2023 ka ndërruar jetë. Me vendim të prokurorit trupi i pa jetë është dërguar në IML për obduksion” – thuhet në raport./FolDrejt/