Një person ka përfunduar pa shenja jete në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës.
Rasti është raportuar të ketë ndodhur rreth orës 18:40, gjatë ditës së djeshme në Podujevë, transmeton Fol Drejt.
Sipas të dhënave viktima mashkull kosovar, është dërguar së pari në QKMF dhe me urgjencë është dërguar në QKUK, ku më pas edhe ka vdekur.
Me vendim të prokurorit trupi i pa jetë i viktimës është dërguar në IML për obduksion./FolDrejt/